Megjithë kërcënimet, Rusia nuk do të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një urdhër të enjten duke thënë se vendet e huaja “jomiqësore” duhet të paguajnë për gazin në rubla ose rrezikojnë të ndërpriten furnizimet.

Urdhri do të fillojë të prekë pagesat nga fundi i prillit, raporton bbc.

Duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk ka një kërcënim të menjëhershëm për furnizimet e Evropës.

“A do të thotë kjo se nëse nuk ka konfirmim në rubla, atëherë furnizimi me gaz do të ndërpritet nga 1 prilli? Jo, nuk ka dhe nuk rrjedh nga dekreti”, pohoi ai.

Rusia furnizon Bashkimin Evropian (BE) me rreth 40 për qind të importeve të saj të gazit dhe 30 për qind të naftës së saj, të cilat kryesisht paguhen në euro dhe dollarë. /Telegrafi/

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit