12.2 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

Memoare Legjendare

Bernard SumnerBernard Sumner do ta publikojë autobiografinë “Chapter and Verse (New Order, Joy Division and Me)” më 27 shtator në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas një përshkrimi në Amazon, kitaristi 58 vjeçar do të flasë për fëmijërinë e tij, ngritjen e Grupit New Order, historitë prapa këngëve si “Blue Monday” si dhe për bllokun legjendar Haçienda të Manchesterit.

Sumner, gjithashtu, do të japë detaje për vetëvrasjen e këngëtarit kryesor të Joy Divison, Ian Curtis, më 1980.

Përveç punës në libër, Sumner dhe shokët e tij të bendit nga New Order kanë punuar në një muzikë të re, të parën pa kontributin e basistit Peter Hook në shkrimin e këngëve, i cili kishte lënë grupin i hidhëruar më 2007.

Vitin e kaluar, Sumner i kishte thënë Rolling Stone: “Po punojmë me hove dhe po shkruajmë njashtu në shtëpi, kështu që ne jemi vazhdimisht këtu, na deshët apo jo; dhe ne jemi këtu që të rrimë”.

Asokohe ai thoshte se grupi po shqyrtonte mundësinë që të bënte, më parë se album, disa regjistrime të gjata.

“Mendoj se ne dëshirojmë që ky album të jetë më tepër një album sintetizues-elektronik, sepse dy të fundit kanë qenë më shumë të bazuar në kitarë”, thoshte ai.

“Mendoj se ne dëshironim një pushim nga muzika elektronike vetëm sa për të krijuar një distancë me të ashtu që të shihnim se çka ishte ajo që ne dashuronim tek ajo muzikë. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë hapësirë të mjaftueshme në album për incizime cool të kitarës nëse ato ekzistojnë”.

Grupi e ka debutuar incizimin “ Drop the Guitar” që i shfaqte ndjeshmëritë eketronike të grupit në Lollapalooza të Kilit, në prill. Ajo ishte edhe kënga e parë e re e grupit që nga albumi i 2005’tës, Waiting for the Sirens’ Call.

Më Shumë

‘Bubullimë te Shkëmbi i Kavajës’

Nazmie Hoxha është këngëtare e njohur shqiptare e muzikës popullore. Ajo lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Fillet e para...

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga Gorozhupi i Hasit ende i zhdukur që nga 23 janari

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit i zhdukur që nga 23 janari i këtij viti nuk është gjetur akoma. Klankosova.tv ka...

Lajmet e Fundit