11 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Mësimdhënësi i pensionuar vazhdon vullnetarisht mësimin në Prizren(Video)

I pensionuar dhe pa asnjë kompensim nga shteti, mësimdhënësi i klasave të ulëta, Ismet Thaqi, ka vendosur që ta ushtrojë profesionin e tij edhe pas pensionimit.

Pasi që Drejtoria e Arsimit dështoi disa herë në gjetjen e një kandidati për klasën e vetme të parë të shkollës fillore të mesme të ulët në fshatin Caparc të Prizrenit, mësimdhënësi Ismet Thaqi është ofruar pa asnjë kompensim t’u japë mësim këtyre nxënësve, raporton KTV.

E fëmijët të cilët që nga shtatori i këtij viti janë me këtë mësimdhënës, nuk dëshirojnë që mësimdhënësi t’u ndërrohet.

Derisa drejtori i shkollës, Zef Spaqi, thotë se ka më shumë se 6 muaj që e ka njoftuar Drejtorinë e Arsimit se kjo klasë do të mbetej pa mësimdhënës, por çështja në fjalë nuk u zgjidh.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Xhemile Thaci-Vezgishi përmes telefonit ka thënë se është e informuar me këtë problem dhe që deri në gjysmëvjetorin e dytë pritet të ndërrohet mësuesi.

Sipas nenit 67 të Ligjit të Punës, marrëdhënia e punës duhet të ndërpritet kur i punësuari mbush moshën e pensionimit, pra 65 vjet.

Më Shumë

Totaj: Hasjanët dhe furraxhitë janë krenaria e Prizrenit – me punë dhe dinjitet do t’i japim përgjigjen më të mirë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas një deklarate përçmuese që, sipas tij, është bërë nga një ish-partner koalicioni, duke vlerësuar...

Sir David Beckham, legjenda angleze shpallet kalorës nga mbreti Charles

Futbollisti legjendar anglez, David Beckham u dekorua sot (e martë) me titullin “Sir” apo kalorës në Kështjellën Windsor, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e...

Lajmet e Fundit