14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Mësimdhënësit udhëtarë protestojnë në zyre të drejtorit të Arsimit në Prizren

Nexhat cocaj DKAPesë mësimdhënës të cilët japin mësim në shkollat në fshtrat e Hasit kanë paraqitur sot në Drejtorinë e Arsimit shqetësimin e tyre për mos pagesën e mjeteve të udhëtimit nga Kompania fituese e tenderit për t’i mbuluar shpenzimet e këtyre mësimdhënësve udhëtarë.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit Nexhat Çoçaj, thotë se  ka kërkuar nga mësimdhënësit që të bëjnë ankesa me shkrim në Drejtorinë e Arsimit që të mund të realizohet e drejta e tyre.

 Ai u ka sqaruar mësimdhënësve  procedurat e tenderit dhe u ka sqaruar atyre se nëse nuk ka ankesa nga secili mësimdhënës nuk mund të ua zgjidh problemin.Drejtori i Arsimit thotë se secili mësimdhënës që ka shqetësime të ngjashme duhet ta ankohet individualisht që ta realizojë të drejtën e tij.

Komuna e Prizrenit është ndër komunat e vetme në vend që mësimdhënësve udhëtarë ua paguan udhëtimin./TVO/

Më Shumë

Suhareka nderon Yllin me Simbol të Komunës

Komuna e Suharekës ka vlerësuar klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli, duke i ndarë Simbolin e Komunës si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij...

Selmanaj: Lugishta e Hasit, simbol i sakrificës dhe lirisë

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka përkujtuar të rënët e Lugishtes së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si një nga faqet...

Lajmet e Fundit