Messi dhuron një milion euro për luftimin e koronavirusit

Fituesi i gjashtëfisht i “Topit të artë” Lionel Messi, ka bërë një gjest të madh.

Ylli i Barcelonës i është bashkuar shumë sportistëve dhe yjeve të tjerë të showbizit që kanë dhuruar mjete financiare për t’iu dalë në ndihmë vendeve të prekura me koronavirus.

Messi ka dhuruar një milionë dollar për një spital në Barcelonë.

“Leo Messi bën një donacion për të luftuar Covid19 në “Clinic”. Faleminderit shumë Leo për angazhimin dhe mbështetjen tuaj”, thuhet në faqen zyrtare të Twitter në Spitalin Clinic, raporton Marca përcjell Klan Kosova.

Më parë është njoftuar se edhe Cristiano Ronaldo ka ndihmuar në këtë kauzë.

Më Shumë

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lajmet e Fundit