10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

“Messi më i miri në histori, më apo pa trofe me Argjentinën”

Trajneri që shpreson ta ndihmojë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që ta fitojë Copa American thotë se Messi tashmë e ka vendin si më “i miri në histori”

Lionel Messi do të jetë “futbollisti më i mirë në histori”, më apo pa fituar trofe me Kombëtare, thotë trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.

Njëri prej lojtarëve më të shpërblyer në histori të futbollit me çmime individuale për ndeshjet e tij me Barcelonën, ka vetëm një medalje olimpike me triumfin e tij në Botërorin e U20 në Lojërat Olimpike, edhe pse gjatë tërë këtyre viteve ai ka qenë shumë lojal dhe i përkushtuar me Kombëtaren e tij, nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe.

Kjo  mund të ndryshojë këtë verë në Copa America, me finalen që ata do ta luajnë kundër rivalëve të vjetër dhe kampionëve në fuqi, Brazilit, por Scaloni mendon se Messi do të jetë në kulmin e lojës së tij kurse edhe sonte pritet që të bëjë një ndeshje të madhe, transmeton GazetaExpress.

“Fituam apo nuk fituam, ai vazhdon të jetë futbollisti më i mirë në histori, nuk ka nevojë që ta fitojë këtë titull për ta demonstruar këtë”, ka thënë Scaloni për gazetarët para ndeshjes së të shtunës që mund t’ia sjell një trofe me Kombëtare Messit.

“Natyrisht, ne dëshirojmë të fitojmë për shkak se ne kemi bërë tërë këto përpjekje që të thyejmë rrethin vizioz. Në prapavijë, fiton apo jo Leo, ai tashmë ka demonstruar se është më i miri në histori dhe këtë gjë tashmë e njohin dhe pranojnë edhe kundërshtarët e tij”.

Përpjekja e Messi për të fituar një trofe me Argjentinën po luhet në kohën kur ka shumë pasiguri për të ardhmen e tij sa i përket klubit, pra Barcelonës.

Sulmuesi 34-vjeçar ka përfunduar kontratën e tij me Barcelonën dhe ende nuk ka nënshkruar kontratën e tij të re. Problemet financiare të skuadrës nga Camp Nou ka bërë që gjigantët e La Ligës ende nuk mund t’i plotësojnë kërkesat për paga e që nuk kanë lejuar që Barça të arrinë marrëveshje.

Barça, megjithatë, është në proces të largimit të disa lojtarëve të dështuar për të pasur kështu më shumë fronte. Pritjet janë që ylli i Argjentinës të mbetet në Kataloni, por ai për momentin është lojtar pa kontratë kurse skuadrat me buxhete më të mëdha po e mbajnë njërin sy çelë dhe tjetrin mbyll duke shikuar situatën.

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Lajmet e Fundit