2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Messi sfidon Koemanin: Nuk e dua askënd që nuk dëshiron të jetë te Barcelona

Ronald Koeman është prezantuar me problemet që do t’i ketë te Barcelona, derisa me gjasë nuk e ka pritur një gjë të tillë.

Trajneri holandez e zëvendësoi Quique Setienin që u shkarkuar nga klubi katalunas, pas humbjes turpëruese 8-2 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi e ka paralajmëruar Koemanin se nuk dëshiron persona në klub që nuk e duan Barcelonën.

“Nuk e dua askënd që nuk dëshiron të jetë te Barça”, ka thënë 33-vjeçari.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është duke bërë presion mbi trajnerin tulipan, duke ia vështirësuar projektet që kishte në mendje.

Besohet se Koeman ishte i gatshëm që të largonte Messin nga Barcelona, shkaku që mund t’i prishë planet e tij në skuadër.

Holandezi thuhet se po teton të ndërtojë skuadrën rreth Philippe Coutonhos, Antoine Griezmannit dhe Ousmane Dembeles.

Mirëpo, qëndrimi i Messit ka ndryshuar gjërat dhe do të shihet e gjitha kur të fillojë edicionin 2020/21 se cili do të ketë fjalën e fundit, Messi apo Koeman.

Më Shumë

Angazhohen asistentë të rinj për nxënësit me nevoja të veçanta në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka angazhuar asistentë të rinj në institucionet edukativo-arsimore të komunës, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit me...

Bashkimi përqendrohet te Play-Off-i pas përfundimit të sezonit të rregullt

Bashkimi ka përmbyllur sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll me bilanc prej 20 fitoresh dhe 8 humbjesh, duke konfirmuar formën e...

Lajmet e Fundit