8.3 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Messi stërvit me ekipin, në prag të ndeshjes ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi duket të jetë i gatshëm për ta ndihmuar Paris Saint-Germainin kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Messi ishte në dyshim për ndeshjen e së martës në fazën grupore në Parc des Princes, por ai ka stërvitur me skuadrën në dy ditët e fundit dhe pritet të ftohet nga trajneri Mauricio Pochettino, raporton Gazeta Express.

Superylli argjentinas e pësoi një dëmtim në gju në fitoren e PSG-së kundër Lyonit para nëntë ditëve dhe si pasojë mungoi në dy ndeshjet e fundit kundër Metz (2:1) të mërkurën dhe ndaj Montpellier (2:0) të shtunën.

Por ai ka stërvitur në ditët e fundit së bashku me ekipin, përfshirë mëngjesin e sotëm.

Ai pritet të jetë në skuadrën e Pochettinos për takimin me ish-trajnerin Pep Guardiola, edhe pse nuk dihet nëse do të luajë titullar.

Ndërkohë, edhe Marco Verratti ka stërvitur me grupin dhe pritet të jetë pjesë e PSG-së për ndeshjen e nesërme mbrëma.

PSG-ja e nisi në mënyrë zhgënjyese sezonin e ri në garën elitare evropiane për klube, pasi u ndal me një barazim Brugge dhe do të kërkojë tri pikët e para të plota ndaj gjigantit dhe kampionit anglez.

Më Shumë

Zekaj renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Xhudisti Shpati Zekaj ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti 2 Wazaari dhe 1 Yuko, Borislav Vladov nga Bullgaria. Në...

Operacioni antidrogë në Prizren, disa lokacione u kontrolluan dhe përveç arrestimeve u sekuestruan substanca narkotike, para dhe armë

Si vazhdimësi e hetimeve të një rasti të mëhershëm, Njësia e antidrogës në Prizren me mbështetje edhe te njësive tjera policore me datë 29.01.2026,...

Lajmet e Fundit