Messi thyen rekord të ri në La Liga

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka bërë paraqitjen e 500-të në La Liga dhe të 750-të në të gjitha garat me klubin spanjoll.

33-vjeçari tani ka thyer rekord të ri në La Liga.Messi është bërë lojtari i parë që nuk është spanjoll që arrin të bëjë 500 paraqitje me Barcelonën në La Liga, gjë që nuk ishte arritur nga asnjë lojtarë në histori.

Pos kësaj, tani Messit i nevojiten edhe 17 paraqitje të tjera që të barazojë rekordin e Xavit, që është lojtari me më së shumti paraqitje në fanellën e blaugranasve (767).

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit