11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Messi tregon cili nga rekordet e tij është më i veçanti

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka deklaruar se golashënuesi më i mirë i La Ligas është një rekord që ai e konsideron ‘të veçantë’ dhe një nga më të mirët e tij.32-vjeçari ka shënuar 432 herë në vetëm 466 paraqitje në La Liga.

Rivali më i madh i Messit është Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 311 gola gjatë nëntë viteve të tij me Real Madrid.“Unë mendoj se rekordi i golave në La Liga është shumë i rëndësishëm dhe shumë domethënës”, tha Messi në DAZN.

“Ka pasur lojtarë spektakolarë në këtë kampionat, më të mirët në botë dhe të qenit golashënuesi më i mirë historik i këtij kampionati, duke pasur parasysh nivelin e ligës spanjolle, është i veçantë”.

“Unë mendoj se është një nga rekordet më të mira që kam bërë. Kam luajtur për shumë vite në La Liga”.

“Nuk e di nëse sulmuesit e tjerë kanë duruar për aq kohë sa unë, por kjo më ka ndihmuar shumë për të shënuar dhe për mua është një nder që kam hyrë në historinë e La Liga”, ka thënë argjentinasi.

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Lajmet e Fundit