9.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Mësuesi ngacmoi seksualisht të miturën, xhaxhai: Nëse s’vepron ligji do të bëjmë vetëgjyqësi

Një vajze minorene dje reagoi publikisht se e ka ngacmuar seksualisht mësuesi i saj.
Xhaxha i 11-vjeçares nga fshati i Kalasë ka thënë për Ora News se nëse nuk vepron ligji për mësuesin Neshat Tepelena, do të bëjnë vetëgjyqësi.

Ndërsa kryeplaku i fshatit, Ferdin Xhaferri është shprehur se Tepelena është përballur me një rast të ngjashëm edhe në vitin 2003.

Sipas Xhaferrit çështja në atë kohë u mbyll vetëm me një vërejtje me shkrim.

“Çështja ka shkuar edhe te seksioni i arsimit dhe është protokolluar në nëntor të vitit 2003. Në atë kohë kjo çështja u mbyll me një vërejtje me shkrim për mësuesin Neshat Tepelena. Ai e ka në dosjen e tij të punës vërejtjen me shkrim.”, tha ai.

Banorët kanë treguar se ai ka ngacmuar seksualisht edhe vajzën e kolegut të tij.

Sipas tyre ngjarja ka ndodhur 2 javë para publikimit të rastit të vajzës 11 vjeçare e fshatit Kalasë. Neshat Tepelena është arrestuar nga policia e Delvinës me akuzën për ngacmim seksual.

Skandali dyshohet se ka ndodhur rreth dy muaj më parë në ambientet e Shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës, por u mbajt i fshehur nga familja e nxënëses për shkak të opinionit.

Ata thyen heshtjen të shtunën, dhe vetëm pak orë pas denoncimit publik mësuesi u shoqërua për në komisariatin e Policisë së Delvinës.

60 vjeçari ka mohuar akuzat në dëshminë e parë në Polici. Ai është shprehur se e ka trajtuar 11 vjeçaren si të gjithë nxënësit e tjerë të shkollës ku jepte mësim deri pak muaj më parë.

 

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Lajmet e Fundit