19.5 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Mësuesit e shkollave në Uzbekistan, në vend të pagës paguhen me pula

Sipas raportimeve të mediave të huaja, në një qytet të Uzbekistanit, mësuesit e shkollave paguhen me pula dhe jo me të holla.

Autoritetet në Nukus, në Republikën autonome të Karakalpakstan, kanë shpërndarë pula dhe disa zogj të sapo çelur, për shkak të mungesës së parave në bankat e vendit.

Ndërkaq një nga mësuesit i cili ka përjetuar diçka të tillë ka treguar për këtë rast duke përshkruar këtë gjë si një vendim të turpshëm:

‘’Vitin e kaluar ne u paguam me patate, karrota dhe kunguj. Këtë vit ne na detyruan të marrim zogj të sapo çelur, në vend të pagave tona e kjo nuk është e gjitha. Nëse ne kemi nevojë për pula, atëherë në mund t’i blejmë ato në një treg me një normë më të lirë’’.

Uzbekistani tash e një kohë të gjatë, ka qenë duke luftuar me krizën financiare për shkak të mungesës së parave për vite me radhë. Si pasojë e kësaj gjendjeje janë shkaktuar mungesa në rroga si dhe pagesa të pensioneve.

Ndërkohë sipas raportimeve është bërë e ditur që qeveria e Uzbekistanit kontrollon mediat e vendit, banorët të cilët janë intervistuar për të treguar këto probleme, kanë mbetur anonim.

Më Shumë

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2014 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar disa aksidente...

Prizreni barazon në shtëpi ndaj Tefik Çangës

Prizreni ka barazuar 2:2 në shtëpi ndaj Tefik Çangës, në një ndeshje të luftuar në kuadër të Ligës së Parë. Takimi solli emocione dhe gola...

Lajmet e Fundit