7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Nora Gjakova mposhtet por fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

Kampionja olimpike, Nora Gjakova, është fituese e medaljes së argjendtë në kategorinë – 57 kg në garën Grand Slam, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

Nora u ballafaqua në finale me garuesen nga Koreja e Jugut, Mimi Huh.
Nora ka pësuar humbje me Ippon nga rivalja.
Edhe një sukses i madh i Norës, edhe një medalje për Kosovën nga gara prestigjioze.

Nora mposht edhe gjeorgjianen Liparteliani, kalon në finale

Nora Gjakova tashmë është në gjysmëfinalen e në Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Xhudistja jonë në çerekfinale mundi gjeorgjianen Eteri Liparteliani.

Nora edhe në duel me gjeorgjianen, shfaqi formë të lartë, duke qenë më e mirë dhe duke siguruar gjysmëfinalen e këtij evenimet të madh sportiv.

Nora në finale takohet me Mimi Huh e Koresë së Jugut.

Nora ‘rrëzon’ serben, prek gjysmëfinalen

(E plotësuar) Xhudistja e Kombëtares sonë, Nora Gjakova nuk ka të ndalur në Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nora (- 57 kg) është kualifikuar në gjysmëfinalen e këtij turneu të madh të xhudos pasi mundi serben Marica Perisic.

Xhudistja jonë mundi serben me Ippon. Nora ishte më e mirë se serbja në tapet dhe me plotë meritë siguron gjysmëfinalen e këtij turneu, ku do të përballet me Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia.

Nora mposht edhe holandezen Cornelisse, kalon në rundin e tretë

(E plotësuar) Nora Gjakova ka vazhduar me formën e mirë në Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Xhudistja jonë në rundin e dytë e ka mposhtur holandezen Pleuni Cornelisse.

Nora është treguar më e mirë se holandezja duke e mposhtur me Ippon.

Xhudistja jonë kalon në rrethin e tretë të këtij turneu të madh që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në çerekfinale, Gjakova do të ketë punë me xhudisten serbe, Marica Perisic.

Nora Gjakova e nis me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit

(E plotësuar) Xhudistja jonë Nora Gjakova e ka nisur me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nora e cila garon në kategorinë 57 kg, në rundin e parë mundi xhudisten nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.

Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime.

Nora në rrethin e dytë do të ndeshet me fituesen e duelit Lemos-Cornelisse.

Më Shumë

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit