Meta takon gjimnazistë nga Rahoveci

Kreu i Shtetit shqiptar Ilir Meta priti sot në Presidencë 30 gjimnazistë nga Krusha e Madhe e Rahovecit.

Meta shkruan se bashkëpunimi i të rinjve të ditur do t’i japë mundësi më të mëdha për zhvillim vendeve tona dhe kombit tonë.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në Presidencë dhe më pas të kaloja një drekë të këndshme e interaktive me 30 gjimnazistë e mësues të tyre, nga Krusha e Madhe e Rahovecit, që përjetoi masakra nga më çnjerëzoret dhe që u martirizua në emër të lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Ende ruaj kujtime mbresëlënëse nga vizita ime e dy viteve më parë në shkollën e tyre që mban emrin e ndritur “Ukshin Hoti” dhe ndihem shumë i lumtur që sot këta të rinj e të reja, me rezultate të shkëlqyera në mësime janë miqtë e mi.

Bashkëpunimi i të rinjve të ditur do t’i japë mundësi më të mëdha për zhvillim vendeve tona dhe kombit tonë”, shprehet Meta./Gazeta Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/meta-takon-gjimnaziste-nga-rahoveci-zona-qe-u-martirizua-ne-emer-te-lirise-e-pavaresise-se-kosoves-545883/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit