MF: Ata që s’kanë përfituar nga subvencioni i pagës mund të parashtrojnë ankesë deri më 16 mars

Në vijim të njoftimit të Komisionit të Ankesave, të publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Financave, të datës 26.01.2021, Komisioni i Ankesave njofton tatimpaguesit se vendimi nr. 03/59 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me ndarje buxhetore prej gjashtë milionë e pesëqind mijë euro (6,500,000.00 €), si vazhdimësi e vendimit nr. 10/33 me ndarje buxhetore prej gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000.00 €) është ekzekutuar. Kjo është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Tatimpaguesit të cilët vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar subvencionim, mund të parashtrojnë ankesë në postën elektronike [email protected], duke filluar nga sot deri me datën 16.03.2021. Ankesa duhet të përmbajë numrin unik identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon numrin unik identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal.

“Në kuptim të njoftimit të Komisionit të Ankesave të datës 26.01.2021, vetëm ankesat e dorëzuara nga sot e tutje do të merren në shqyrtim. Po ashtu, vetëm ankesat lidhur me subvencionimin e linjës së pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, të parashtruara nga data 01.02.2021 e tutje do të shqyrtohen, në përputhje me mandatin e Komisionit të Ankesave”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Lajmet e Fundit