7.8 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Michael O’Reilly shkruan libër për Ramush Haradinajn

liber per haradinajAvokati irlandez, Michael O’Reilly, gjatë kohës kur e mbronte Ramush Haradinajn në Hagë e quante këtë të fundit jo vetëm të pafajshëm, por edhe një komandant shumë të zotin. Simpatia e O’Reillyt për Haradinajn duket të jetë shumë e madhe pasi dy vjet më pas, irlandezi do ta publikojë një libër për ish kryeministrin kosovar.
Libri “Haga e Ramush Haradinaj”, që sjell liderin e AAK-së në dimensionin e tij total i paraqet lexuesit historikun e trojeve shqiptare që nga mesjeta, ai e vendosë datën e lindjes së personazhit në vijim të datave të tjera historike.

Librin parathëniet e të cilit janë shkruar nga Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Soren Jessen-Petersen dhe Grida Duma, do të promovohet sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

“Rrallëherë ndodh që nëse quan një mik mik të të kthehet kundër. Megjithatë ndodhi pikërisht kështu, kur në një deklaratë shtypi për dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës Ramush Haradinaj, pas ngritjes së padisë kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, mu desh të shprehja keqardhjen si Administratori dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, se nuk do të punoja më krah një miku të mirë”, është shprehur Petersen.

Më pas ai ka deklaruar se në të njëjtën kohë, e lëvdova atë për shprehjen e gatishmërisë për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës.

“Haradinaj kishte treguar se ishte një lider dhe individ i besueshëm jo vetëm gjatë 100 ditëve të tij dinamike si kryeministër, por edhe duke nderuar e mbajtur fjalën e tij me mënyrën si e menaxhoi padinë dhe gjyqin e zhvilluar kundër tij”, thuhet më tej në parathënien e Petersenit.

Ndërkaq Grida Duma ish Zëvendësministre e Integrimit në Shqipëri karshi sfidës së Ramush Haradinajt me Gjykatën e Hagës shprehet se: “Haradinaj ishte personazhi që personifikonte individin që dukej se s’kishte tjetër alternativë përveçse ti mbijetonte goditjes, të ngrihej në këmbë, të përçonte mesazhin e pabesueshëm të dinjitetit të fitores – një dinjitet që kapërcente ndjeshëm limitet e “zonës operative” të tij”, thotë ajo.

Më tej Duma përfundon fjalën e saj duke i uruar z.Hardianaj por më shumë Kosovës, ta rigjejnë njëri-tjetrin, në vendin e duhur, në kohën e duhur. Ashtu siç e kanë gjetur gjithmonë.

Më Shumë

Bashkimi synon finalen para publikut vendas

Bashkimi dhe Prishtina përballen sonte në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Takimi zhvillohet në Palestrën Sportive “Sezai...

Goditi dy këmbësore me veturë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shirokë, ku një person ka goditur dy këmbësore femra me veturën e tij.   Viktimat kanë pësuar lëndime të...

Lajmet e Fundit