Milaim Zeka “leksion” organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

milaim zekaGazetari e emisionit “Pa Rrotlla”, Milaim Zeka ka reaguar lidhur me deklaratat e organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi këta të fundit u shprehën kundër dekorimit të presidentit Rugova nga ana e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Zeka tha se OVL-UÇK ka shumë punë tjera për tu marrë se sa të merret me Nishanin.

“Te merren me atë se kush është bere me te njohshëm dëshmor, pa u vra fare ne vijën e frontit”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Më poshtë lexoni postimin e plotë.

Organizata e Veteraneve te Luftës, paskan reaguar kundër dekorimit dhe vlerësimit qe Presidenti Nishani i ka bere Dr. Ibrahim Rugovës. Mendimi im personal është se kjo organizate ka një milion here pune ma te mençura dhe me prioritare qe te merren, se sa ndërhyrja ne punët e presidentit te Shqipërisë.

Psh. Te merren me ate se kush eshte bere me te njofshem dëshmor, pa u vra fare ne vijën e frontit?! Kush është bere veteran, pa qene nje dite ne lufte?! Kush eshte bere milioner pa punu asnjë dite?! Kush nga luftëtaret e vërtete e ka vra veten nga varferia?! Kush ka futur ne lista student qe nuk e kane meritu?! Kush e kush…?! Deri ne mengjes kisha numeru… Mosni, se gjerat e tilla nuk ju nderojne. Rugoven e deshtet apo nuk e deshte, ai ka hyre ne historinë botërore, me krejte te mirat dhe defektet qe ka pasur politika e tije. Historia shkruhet ne baze te arkivave dhe, asnjehere ne baze te komunikatave, apo opinioneve. Ata qe na i kane nxjerre syte pse e përmendnim Rugoven, sot po i bejne temena tek varri. Apo njeri qe nuk hante dhe nuk pinte nje muaj po t ia zije ne goje ate, ka qene flamurtar i koalicionit me LDK-ne.

Krejte kjo ishte vetem nje keshille per juve: mos u merrni me politike, sepse as nuk ju shkon, as nuk merrni vesh, as nuk duhet ta beni kete…(sic).

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Lajmet e Fundit