Nexhmi Krasniqi kritikon Prokurorinë e Prizrenit

Nexhmi Krasniqi PKDrejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi ka kritikuar Prokurorinë në këtë qytet,për mos trajtim të mirë të rasteve kriminale. Ai thotë se Prokuroria po i lëshon me procedurë të rregullt recidivistët kriminal të cilët arrestohen nga policia.

“Prokuroria nuk po e zbaton ligjin ashtu siç duhet. Ka raste kur i lëshon me procedurë të rregullt personat që kanë nga dhjetë vepra penal”, ka thënë Krasniqi në TVO.

Sipas tij, lëshimi me procedurë të rregullt të personave me vepra penale, po e luhatë besimin e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës.

“Ne po i arrestojmë personat që dyshohen për vepra penale, kurse Prokuroria i trajton me procedurë të rregullt dhe i lëshon. Pasatj qytetarët po mendojnë se ne po i lëshojmë”.

“Nuk është normale që një person dhjetë herë e ka thyerë dhe vjedhë një shtëpi, dhe në të gjitha rastet është trajtuar me procedurë të rregullt”.

Krasniqi ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që të parandalohen të gjitha veprimet kriminale.

“I ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë,sepse vetëm në këtë mënyrë mund të parandalojmë veprat kriminale”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit