9.8 C
Prizren
E diel, 26 Mars, 2023

Milik në janar pritet të transferohet në Angli

Arkadiusz Milik ka qenë njëri nga emrat më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi polak u lidh me një kalim të mundshëm te klubet si Juventus e Roma, por në fund dështuan negociatat me Napolin.

26-vjeçari pasi dështoi t’i bashkohet njërit nga gjigantët italian pati oferta nga Liga Premier, por që nuk kishte kohë për tu kompletuar transferimi i tij.

Gjithsesi ai tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe nuk ka pranuar rinovimin.

Napoli pritet ta nxjerr në shitje në janar, pasi nuk dëshiron ta humbas me parametra zero në verë.

(Foto: Getty Images/Guliver)

E ardhmja e polakut duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier, ku tri skuadra kanë shprehur interesim për të.

Tottenham Hotspur, Newcastle United dhe Everton janë tri skuadrat angleze që po rivalizojnë njëra tjetrën për shërbimet e Milik.

Gjithsesi Napoli synon që nga shitja e lojtarit në janar të fitojë së paku shtatë milionë euro.

Më Shumë

Rama e quan marrëveshjen “shpallje pranvere” në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur pajtueshmërinë për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.   “Të shpresojmë që djalli të mos fshihet në...

Haxhiu kërkon nga Qeveria të riprocedohet në Kuvend kërkesa për tërheqjen nga Trusti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës kërkesën e qytetarëve...

Lajmet e Fundit