Ministri Kuçi kërkon nga Telekomi raport dhe rekomandime si të dilet nga kriza

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, u ka kërkuar udhëheqësve të Telekomit raport për gjithë rrjedhën që çoi deri te bllokimi i llogarive bankare nga përmbaruesi privat.

Kuçi ka pritur sot anëtarët e Bordit, Menaxhmentit dhe të Sindikatës e Telekomit të Kosovës.

“Ministri Kuçi kërkoi nga drejtuesit e organeve të Telekomit që të raportojnë në tërësi për rrjedhën e këtij rasti dhe hapat që janë ndjekur në secilën fazë. Gjithashtu, nga menaxhmenti u kërkua të raportohet për performancën e tanishme të kësaj ndërmarrje publike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Sipas njoftimit, Kuçi ka kërkuar edhe rekomandime se si të dilet nga kjo situatë.
“Ministri Kuçi përsëri u zotua se me të gjitha mundësitë ekzistuese do të bëhet zgjidhja më e mirë”, thuhet në njoftim.

Dje u raportua se llogaritë bankare të Telekomit janë bllokuar me urdhër të përmbaruesit privat në lidhje me rastin Dardafon.net, i njohur si Z mobile.

Telekomi kishte humbur rastin në Gjykatën e Arbitrazhit, ndërkohë që së fundi edhe Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për përmbarim të borxhit në vlerë mbi 26 milionë euro.

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit