13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Ministri Murati dhe GIZ nënshkruajnë marrëveshje prej 11 milionë euro për ITP Prizren

 2 mins më parë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Drejtori i GIZ Kosova, David Oberhuber, si dhe Menaxheri i projektit ITP Hans-Juergen Cassens kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.”

Sipas një komunikate nga ministria, kjo marrëveshje kap vlerën prej 11 milionë euro, prej të cilave kontributi financiar nga Qeveria e Kosovës është 6 milionë euro, kurse 5 milionë euro janë kontribut i Qeverisë Gjermane.

Parku ITP është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon krijimin e një mjedisi inovativ biznesi për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha (NVMM), i cili pritet të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.

Ministri Murati vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë gjermane dhe theksoi rëndësinë e veçantë të ITP Prizren, si një projekt që paraqet mundësi të mirë zhvillimi për bizneset në vend.

Tutje, ai u shpreh se ky projekt gjithashtu do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e vendeve të reja të punës, pasi kontribuon në krijimin e sinergjisë midis sektorëve të ndryshëm që ndodhen në park.

Nga ana e tij, drejtori i GIZ Kosova, David Oberhuber, përshëndeti angazhimin e Qeverisë së Kosovës për financimin dhe realizimin e përbashkët të një projekti kaq të rëndësishëm.

ITP Prizren aktualisht prezanton projektin kryesor të bashkëpunimit të Qeverisë gjermane me atë të Kosovës.

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizreni është lokacioni më unik në rajon për ndërmarrësi inovative, biznes dhe zhvillim të aftësive, i cili do të nxitë bashkëpunimin dhe zhvillimin e ekosistemit, duke krijuar lidhje midis sektorit publik, atij privat, institucioneve akademike dhe organizatave të shoqërisë civile

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe Eronita janë kurorëzuar. Kështu kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në rrjetin social, Instagram. Në pamjet e publikuara...

Lajmet e Fundit