26.2 C
Prizren
E martë, 15 Korrik, 2025

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, vizitoi Spitalin e Prizrenit

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj, të enjten, ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë,  Uran Ismajli.

Drejtori ekzekutiv ka falënderuar ministrin për vizitën, e ka njoftuar me të arriturat, sfidat dhe kërkesat më të nevojshme që ka spitali i Prizrenit, ndërsa është zotuar se bashkë me stafin menaxhues dhe gjithë punënjësit do të jenë të përkushtuar dhe angazhuar për të kontribuuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientë.

Ndër kërkesat prioritare drejtori i spitalit të Prizrenit nga ministri ka kërkuar përkrahjen për sigurimin e një CT-je 64 shtresore, një RMI, ngritjen e Shërbimit për Kardiologjinë invazive dhe kabinetin për CRP.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, ka pranuar se gjendja në shëndesi nuk është e mirë dhe që duhet ndërmarrë hapa konkretë për ta përmirësuar këtë gjendje.

“Unë kam ardhur në këtë vizitë për të bashkëbiseduar me ju, për të parë cilat janë problemet, cilat janë sfidat, cilat janë kërkesat dhe cilat janë veprimet që duhet të ndërmarrim për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi. Unë kërkoj nga ju që bashkarisht të përmirësojmë gjendjen aktuale në shëndetësi, të vendosin rendin shëndetësor, të ofrojmë shërbime shëndetësore me kohë, të drejta dhe cilësore për qytetarin, në mënyrë që qytetari ynë të ketë besimin në ofrimin e këtyre shërbimeve. Pra, unë zotohem, ashtu siç është zotuar edhe kryekuvendari dhe kryeministri se do të bëjmë gjithë atë çfarë është e mundur për ta përmirësuar gjendjen në shëndetësi, e cila do të jetë fokusi ynë, sepse është një nga hallkat kryesore që kërkon vëmendjen dhe trajtimin e duhur”, -pohoi ministri Uran ismajli.

Më Shumë

Yll Hoxha zyrtarisht te Liria e Prizrenit: “Një kapitull i ri në zemrën bardhezi”

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për sezonin e ri garues, duke prezantuar mesfushorin me përvojë Yll Hoxha. https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/ Hoxha, i cili ka...

Nga sot, dy zona të dedikuara për parkimin e automjeteve të mërgimtarëve në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se nga data 11 korrik 2025 deri më 20 gusht 2025, do të...

Lajmet e Fundit