1.6 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Ministria e Financave ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

Ministria e Financave ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset.

Ky dikaster qeveritar ka kërkuar që të bëhet përditësimi i të dhënave nga bizneset në Administratën Tatimore të Kosovës për të qenë përfitues të mjeteve prej 60 milionë eurosh.

“Me qëllim të mundësimit të ekzekutimit të mjeteve në shumën prej 60 milionë euro, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 të datës 28.09.2020, për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive, Ministria e Financave fton bizneset e Republikës së Kosovës që të bëjnë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që ta realizojë ekzekutimin e shpejt të pagesës, duke evituar vonesat eventuale të krijuara për shkak të të dhënave të gabuara që mund të figurojnë në sistemin EDI (sikurse nr. i xhirollogarisë bankare, nr fiskal etj.)”, thuhet më tej në njoftim.

Siç njofton Ministria e Financave, pagesa për bizneset do të realizohet një herë dhe nuk do të ketë nevojë për aplikim nga kompanitë, “sepse ato do të kualifikohen me automatizëm nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara në vendimin e Qeverisë Nr. 10/33 të datës 28.09.2020”.

Më Shumë

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit