9.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Ministria e Shëndetësisë kritikon ndërkombëtarët, falënderon Qeverinë e Shqipërisë për vaksinat

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës është shprehur me kritika të forta për institucionet e ndryshme ndërkombëtare, teksa ka falënderuar publikisht Qeverinë e Shqipërisë, me në krye kryeministrin Edi Rama, për mundësinë e vaksinimit të një pjese të personelit shëndetësorë në Kukës.

MSH-ja ka ironizuar me institucionet ndërkombëtare, duke thënë se ato tërë kohën kanë mbajtur ligjërata për “qasjen dhe mundësitë e barabarta” në vaksinat.

“Në kohën kur institucionet e ndryshme ndërkombëtare, të cilat gjatë gjithë pandemisë shteteve të Ballkanit u kanë mbajtur ligjërata për “qasjen dhe mundësitë e barabarta” dhe kur “solidariteti” i proklamuar prej tyre për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 është tretuar nga “nacionalizmi” i vaksinave, ndihma e Shqipërisë për Kosovën, ka peshë edhe më të madhe dhe tregon se edhe të vegjlit mund të ja dalin kur punojnë së bashku dhe nuk u mungojnë vlerat”, thuhet një njoftimin e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur falënderim për të gjithë zinxhirin qeverisës shqiptar për ndihmat rreth vaksinave.

“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës falënderojmë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, përkatësisht kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu, për mundësinë që u dhanë një numri të konsideruar të profesionistëve shëndetësorë nga Kosova që të vaksinohen kundër COVID-19 në Kukës. Gjithashtu, një falënderim i veçantë edhe për profesionistët shëndetësorë të Shqipërisë që me etikë dhe profesionalizëm të lartë administruan dhënien e vaksinave tek kolegët e tyre kosovarë përgjatë këtyre dy ditëve, bashkë me të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e vaksinimit që si akt, përtej çdo simbolike, tregon rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve në funksion të mbrojtjes sa më adekuate kundër COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë kosovarë në Kukës ka filluar nga dita e djeshme, ndërsa do të vazhdojë edhe sot. Sipas Federatës Sindikale të Shëndetësisë, 500 do të jetë numri i të vaksinuarve në këto dy ditë.

Më Shumë

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit