2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Ministria nuk lejon shkeljen e ligjit gjatë zgjedhjes së rektorit të UPZ-së

UPZ 45Ministri i Arsimit, Ramë Buja, i ka ftuar të martën në një takim anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit, për t’iu treguar se nuk mund të mbështeten insistimet e tyre për të ndryshuar disa pika të Statutit, siç kanë kërkuar ata tri herë rresht.

Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se takimi i mbajtur në lokalet e Ministrisë ka rezultuar me paralajmërimet e ministrit Buja bërë anëtarëve të Këshillit Drejtues të UPZ-së se nuk do të tolerohet shkelja e ligjit rreth përzgjedhjes së rektorit të këtij universiteti.

Menaxhmenti i UPZ-së ka bërë tri herë kërkesë në Ministri për ndryshimin e Statutit, me qëllim që t’i hapin rrugë zgjedhjes së rektorit të këtij universiteti me kritere më të ulëta sesa që përcakton akti më i lartë juridik i këtij institucioni. Këtë gjë e pohon për gazetën edhe vetë kryetari i KD-së së UPZ-së, Avdullah Alia. /koha/

Më Shumë

“Sulmi i Shqiponjave” – reflektim vizual mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se piktura e mjeshtrit Esat Valla, me titull “Sulmi i Shqiponjave”, përbën një reflektim të fuqishëm...

Rriten temperaturat në prag të fundjavës, e premtja me diell

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C...

Lajmet e Fundit