33.6 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

Ministria zbret buxhetin për skenën e pavarur kulturore

Pos që Ministria e Kulturës këtë vit është vonuar për dy muaj në hapjen e konkursit për përkrahje të projekteve kulturore, “risitë” e këtij institucioni nuk përfundojnë me kaq. Fiks 140 mijë euro më pak sesa vitin e kaluar, janë në dispozicion të organizatorëve të ngjarjeve të pavarura kulturore. Përderisa vitin e kaluar MKRS-ja kishte ndarë 890 mijë euro për këtë kategori, sivjet janë planifikuar 750 mijë euro.

Florent Mehmeti, menaxher i teatrit “Oda”, ka thënë se skena kulturore është mësuar që kur ka nevojë të tërhiqen mjete nga ndonjë resor shtetëror, kjo ndodh me kulturën, e pastaj MKRS-ja shkurton buxhetin për projektet e pavarura kulturore.

Sipas Besa Luzhës, drejtoreshë ekzekutive e “Chopin Piano Fest”, nganjëherë shkurtimi prej 140 mijë eurosh nuk është çështje shumë substanciale sa është kriteri i përkrahjes së ngjarjeve të mirëfillta.

Sipas konkursit që do të jetë i hapur deri më 13 mars, do të përkrahen projektet dhe idetë me karakter profesional, promovues, stimulues, tradicional, inovativ e kritik.

Sipas Ligjit të buxhetit të këtij viti, në kategorinë “Përkrahja për kulturën” nëpërmjet së cilës MKRS-ja financon aktivitetet e pavarura, ka të njëjtin buxhet sikurse për vitin që shkoi. Kanë qenë dhe janë fiks 1 milion e 67 mijë e 851 euro

Më Shumë

Aktakuzë për fajde në Prizren, viktima humbi mbi 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., i cili ndodhet në paraburgim që nga data...

Rahoveci nderon dëshmorët: Hapet ekspozita me fotografi të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Epopesë së Rahovecit”, sot në “Shtëpinë e Artistëve” u hap ekspozita me fotografi të dëshmorëve të Brigadës...

Lajmet e Fundit