8.4 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

“Mirë që ika nga McLaren, do kisha vetëm 1 titull”

Kur duhen edhe dy muaj nga starti i sezonit të ri në Formula 1, Lewis Hamilton ende nuk ka rivotuar me Mercedes, edhe pse shpesh është thënë se është një formalitet.

Ndërkohë, piloti britanik ka bërë një përmbledhje të karrierës së tij. Ai e nisi atë në vitin 2007 me makinën McLaren, ku u rendit i dyti që në debutimin në Formula 1. Një vit më pasi ai u shpall kampion bote për herë të parë me McLaren dhe në vitin 2012 u largua për të shkuar te Mercedes.

Këtu britaniku fitoi 6 tituj kampionë bote dhe tashmë numëron 7 tituj në Formula 1, njësoj si Michael Schumacher. “Ka patur momente kur pyesja veten se kush e di se kur do të fitoj sërish. Ayrton Senna thoshte gjithnjë se nëse nuk rrezikon nuk bëhesh pilot”, – tha Hamilton.

“Kam qenë pjesë e McLaren që 13 vjeç, që ishte familja ime. Gjithsesi, kuptova se po të qëndroja më gjatë aty nuk do të toja më. E dija se duke ndryshuar makinë do të përshkoja një rrugë tjetër drejt rritjes time profesionale.

Ndaj zgjodha të shkoj te Mercedes, që nuk kishte shumë suksese, por e ndihmova që të bëhej një ‘top-team’ dhe rezultatet erdhën. Rrezikova dhe fitova. Po të qëndroja te McLaren do të kisha mbetur me një titull, sot kam 7”, – përfundoi Hamilton.

Më Shumë

Tragjedia në Malishevë: Dy vëllezër të vdekur në Gollubovc

Një vrasje e dyshimtë ka ndodhur sot në fshatin Gollbovc të Malishevës. Klankosova.tv ka mësuar se të vdekur janë dy persona, dhe të dy janë...

Viktima vdiq në vend të ngjarjes, detaje për aksidentin në Prizren që e shkaktoi një polic

Një i moshuar dje humbi jetën pasi u godit me një veturë në Prizren, shoferi i së cilës ishte një polic. Në momentin e goditjes...

Lajmet e Fundit