8.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Mirusha del nga shtrati, disa familje në Malishevë mbesin të bllokuara

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së shpejtë të borës, në territorin e Komunës së Malishevës, është rritur niveli i ujit në lum dhe në përroska.

Sipas njoftimit për media nga Komuna e Malishevës, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati në disa vende, kryesisht në toka bujqësore, ndërsa nga prurjet e ujit nëpër përroska, uji ka bllokuar së paku tri familje në qytetin e Malishevës.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, ekipet komunale janë në terren gjatë tërë ditës dhe janë duke u monitoruar situatën. Sipas Gashit, sasia e madhe ujit, e ka bllokuar rrugën Mirushë-Gurbardh, duke e mbuluar urën mbi liqenin në Mirushë, ndërsa në fshatin Bubavec, është intervenuar në një rast, duke e prishur urën dhe rrugën, në mënyrë që të shpëtohet një familje nga përmbytjet. Intervenimi është bërë nga banorët e fshatit.

Po ashtu në qytetin e Malishevës, si pasojë e prurjeve të shumta të ujit, tri familje janë bllokuar dhe është tepër e vështirë të depërtohet.

Sipas të dhënave të deri tanishme, asnjë qytetar nuk është i rrezikuar, ndërsa ekipet komunale të emergjencave janë në gatishmëri të plotë, thuhet më tej në njoftim, teksa thuhet po ashtu se prurjet e ujërave janë të mëdha dhe sasia e ujit në lum dhe në përroska, është në rritje e sipër.

Më Shumë

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë se do të restaurohen Valavica dhe Mulliri në Bellobrad të Dragashit 

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe zyrtarë të...

Osmani kujton komandant Drinin: U vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ekrem Rexhën, që njihet si komandant Drini. E para e vendit thotë se komandant Drini, pas vetes la...

Lajmet e Fundit