Mjeku i QKUK-së: A do të ishte mirë sikur deputetët, gjyqsori e të tjerë t’i zbresin rrogat e tyre

Urologu i QKUK’së, Xhevdet Çuni, është deklaruar rreth grevave të fundit që po mbahen në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ka pyetur nëse do të ishte më mirë të zbriteshin pagat e deputetëve, gjyqësorit dhe të pozitave tjera publike në 600 euro, aq sa marrin edhe mjekët.

Sipas tij, nëse kjo do të ndodhte, të gjithë do ta donin Kosovën më shumë.

“Athua a do te ishte me mire sikur Deputetet, Gjyqesori dhe shume e shume pozita te tjera ne Kosove ta tregojne atdhedashurine e tyre duke zbritur rrogat e tyre ne Sistemin publik ne 600 Euro aq sa i merr nje mjek me shkollim superior dhjetera here me te gjate se sa ai i tyre! Atehere sigurisht se do te kishim Fonde per specializantet, pensionistet, artistet, arsimtaret, policine, FSK, OVL, te semuarit me nje fjale per te gjithe! Atehere besoj se te gjithe ne, Kosoven do ta kishim dashur me shume dhe njesoj!”,ka shkruar Çuni./Express

 

 

 

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Lajmet e Fundit