Mkhitaryan thumbon Jose Mourinhon

Mesfushori Henrikh Mkhitaryan, i cili gjatë janarit u largua nga Manchester United drejt Arsenal në një marrëveshje ndërrimi me Alexis Sanchez, ka lëshuar disa fjalë thumbuese në drejtim të trajnerit të “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho.Armeni u shpreh se është i lumtur që kaloi tek Arsenal, nëse për asgjë tjetër, atëherë vetëm për të luajtur një futboll më ofensivë.

“Kur dëgjova për shkëmbimin e Manchester United me Arsenalin, thash “po, dua ta bëj këtë”, nuk u mendova dy herë. Është e rëndësishme për mua që të luaj futboll ofensivë”.

“Nuk kam mundur të imagjinoj start më të mirë, sepse më kishte marrë malli për futboll ofensivë”, tha Mkhitaryan.Me këtë deklaratë, mesfushori 29 vjeçar, gjuajti indirekt sulme drejt trajnerit portugez Mourinho, ku sipas tij ai nuk luan një futboll ofensivë dhe të bukur si Arsenal, për të cilën arsye në fakt, Mourinho është akuzuar ndonjëherë edhe nga njerëz të tjerë. /Insporti.com

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit