MKRS-ja gati të zhvendoset në Prizren

Muaji qershor ishte raportuar të jetë i fundit kur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ishte me seli në mes të Prishtinës. Por, pavarësisht paralajmërimit nga kreu i ministrisë se ky dikaster do të bartej në Prizren, një gjë e tillë nuk u bë.

Tani janë bërë më shumë se dy muaj prej kur Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar kërkesën e MKRS-së për zhvendosjen e një pjese të stafit në ndërtesën e ish Rektoratit të Universitetit të Prizrenit dhe në ndërtesën e xhandarmërisë, shkruan Indeksonline.

Megjithatë duket se kjo gjë do të ndodh shumë shpejt. Të paktën kështu ka thënë në një prononcim këshilltari i lartë politik në MKRS, Samir Hoxha.

Ai ka theksuar se transferimi i MKRS-së në qytetin e Prizrenit është realitet që po ndodh dhe se qytetarët e Prizrenit e kanë mirëpritur këtë vendim.

Sipas tij, Prizreni tanimë edhe me statusin e qytetit historik, ndër të tjera po bëhet edhe qendër administrative e qeveritare ashtu siç ka qenë kohë më parë.

“Transferi do të ndodh gradualisht, duke filluar me një pjesë e kabinetit të ministrit si dhe me disa departamente, atë të trashëgimisë kulturore, të kulturës si dhe të inspektoratit. Ne jemi të përkushtuar që qytetit të Prizrenit përveç epitetit të një qyteti historik t’i japim edhe statusin e një qyteti administrativ e qeveritar”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Ai ka vlerësuar se ky proces që nga momenti që është marrë vendimi në qeveri, nuk ka qenë edhe aq i thjesht për t’u implementuar, pasi përveç tjerash në këtë proces kanë qenë të involvuar edhe faktorë tjerë, në këtë rast komuna e Prizrenit nga e cila kanë kërkuar që t’iu siguroj ambientet e përshtatshme për punë.

“Tani kur po flasim ndërtesa ku do të vendoset një pjesë e stafit të MKRS-së në Prizren i është nënshtruar rinovimit dhe brenda pak ditësh do jetë gati për ta inauguruar”, ka përfunduar Hoxha.

Ishte raportuar se në këtë objekt, pas largimit të stafit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të bartej ai i Presidencës, por deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar. /Indeksonline/

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit