MKRS-ja gjen zgjidhje për punëtorët, pezullohet protesta

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton opinionin e gjerë me zhvillimet e fundit në lidhje me protestën që zyrtarët e Ministrisë kanë zhvilluar për 7 ditë pune me radhë, me qëllim kundërshtimin e zhvendosjes së kësaj Ministrie nga objekti ku ndodhet aktualisht, përkatësisht vendosjen e së njëjtës në objekt me qira.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), pas kërkesës zyrtare të parashtruar nga Këshilli Organizativ i Protestës për menaxhmentin e lartë të Ministrisë, ka mbështetur tërësisht kërkesën në këtë fazë dhe zyrtarisht i ka kërkuar Ministrisë së Administratës Publike (MAP), pezullimin e përkohshëm të zhvendosjes, kërkesë kjo që është pranuar nga MAP-i, e cila çështjen e kohës dhe mënyrën e zhvendosjes e ka lënë në përgjegjësi të menaxhmentit të MKRS –së.

Këshilli Protestues ka mirëpritur këtë marrëveshje të të dy ministrive, e cila krijon kushte dhe hapësirë për të analizuar edhe njëherë arsyet dhe efektet e zhvendosjes, të cilat mundësojnë një vendimmarrje shumë më të qëndrueshme dhe më të drejtë për të gjitha palët.

Këshilli Protestues, për shkak të kësaj situate, njofton pezullimin e përkohshëm të protestave të përditshme dhe informon se do të vazhdojë të jetë funksional dhe i gatshëm për të kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve adekuate, të cilat nënkuptojnë rishqyrtimin e tërësishëm të planit për vendosjen dhe akomodimin e MKRS –së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit