MKRS-ja mohon zërat se janë tërhequr investimet në stadiumin e Gjakovës

MKRS reagon ndaj shpifjeve me qëllime politike se gjoja janë heq mjetet për renovimin e Stadiumit të Gjakovës.

MKRS bën me dije për opinionin, me theks atë të Gjakovës, se projekti për ndërtimin e stadiumit të Gjakovës është në fazën e hapjes së procedurave dhe se së shpejti aty do të fillojnë punimet për renovimin e këtij stadiumi, duke bërë që Gjakova ta ketë stadiumin e kategorisë së II-të sipas kritereve të UEFA-së.

Dhe të kjo vjen si rezultat në kuadër të investimeve që MKRS bën në tërë Kosovën dhe pa e përjashtuar as Gjakovë.

Kjo është pjesë e zotimit të Ministrit Gashi që edhe qyteti i Gjakovës të bëhet me standarte të larta dhe aty të zhvillohen edhe ndeshjet ndërkombëtare.

Zërat shpifës të disa prej atyre që nuk kanë bërë asgjë për sportin dhe sportistët e Gjakovës janë qëllim këqija dhe nuk i ndihmojnë atyre me 6 tetor, ka thënë ministri Gashi duke e vlerësuar se qytetarët e Gjakovës e kanë parë punën dhe përkushtimin e tij edhe ne projektet tjera për Gjakovën si: Stadiumi ndihmës i përfunduar, Finalizimi i terreneve të Tenisit, Kampi Rinor në Pjetershan, Qendra Kulturore në Rogove e shumë projekte tjera kulturore, sportive dhe rinore.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit