15.8 C
Prizren
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

MKRS-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Bankën Kombëtare Tregtare

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Bankës Kombëtare Tregtare z. Suat Bakkal. Gjatë këtij takimi u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Bankës Kombëtare Tregtare.

Qëllimi i këtij Memorandumi është rritja e mundësisë së bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve rinore, ku do të realizohet një trajnim në 19 komuna të Kosovës gjatë këtij viti dhe në 19 komuna në vitin tjetër, lidhur me edukimin financiar.

Ministri Gashi tha se “kjo marrëveshje që u nënshkrua sot ka për qëllim trajnimin e të rinjve, i cili do t’ju mundësojë atyre të zhvillojnë njohuritë në fushën e financave dhe pas përfundimit të këtij trajnimi ata do të jenë më të përgatitur për tregun e punës”.

Tutje, ministri Gashi tha se kërkesa për mbajtjen e këtij trajnimi ka dalë nga vetë të rinjtë, sipas një analize që është bërë në të gjithë Kosovën. “Është konstatuar që të rinjtë tanë kanë nevojë të mbajnë trajnime për edukimin financiar. Ne nuk do të ndalemi me kaq, në të ardhmen do të realizojmë edhe shumë trajnime të tjera, duke pasur parasysh që prioritet dhe synim i Ministrisë është që të rinjtë në Kosovë t’i avancojë dhe aftësojë për sfidat jetësore”.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i Bankës Kombëtare Tregtare, z. Suat Bakkal, falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar dhe tha se Banka ka siguruar katër trajnerë që do të angazhohen maksimalisht, në mënyrë të rinjtë të përfitojnë sa më shumë që është e mundur gjatë pjesëmarrjes në këtë trajnim.

Më Shumë

Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori

Kanye West thuhet se u nda nga gruaja e tij, Bianca Censori, disa javë më parë. Të hënën në mëngjes, TMZ pretendoi se reperi dhe...

Asllani në dyshim, Inter futet në merkato, shtyn mesfushorin kuqezi drejt Torinos

Inter-Asllani ishte një “dashuri me shikim të parë”, por gjërat nuk po shkojnë ashtu si palët mendonin. Fakt është që Asllani e dashuron Inter,...

Lajmet e Fundit