16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Shtator, 2023

Mleqani me LDK-në

LDK-logo5-23Nëndega e LDK-së në Mleqan mbajti një takim me banorët e fshatit, në të cilin të pranishëm ishin kryetari i Degës, Januz Kastrati dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Salih Morina me bashkëpunëtorë.

Kryetari Januz Kastrati tha se Mleqani gjithmonë ka pasur aktivistë të devotshëm të LDK-së. Po ashtu, ai theksoi se LDK-ja në Malishevë do të angazhohet për një qeverisje të drejtë, të barabartë dhe efikase, si dhe kërkoi nga të pranishmit që ta mbështesin Salih Morinën për kryetar komune.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Komunës, deputeti Salih Morina, tha se LDK-ja do ta ndryshojë kursin qeverisës në Malishevë. Ai u zotua se në Mleqan, gjatë mandatit të tij qeverisës, do të investohet në ujësjellës, kanalizim, asfaltim të rrugëve lokale, si dhe ndërtimin e një shtëpie të shëndetit në fshat.

Banorët e pranishmit të fshatit Mleqan shprehën bindjen e tyre në fitoren e LDK-së në Malishevë. Ata premtuan se në këto zgjedhje Mleqani do të votojë LDK-në dhe kandidatin e saj, Salih Morina.

Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin – jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, “jemi të gjithë...

Vritet një polic në veri, plagosen dy të tjerë

Një polic është vrarë dhe të paktën dy janë plagosur në fshatin Banjskë në veri. Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se polici i...

Lajmet e Fundit