12.9 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Muja i “sëmurë” takohet me banorët e lagjes “Bajram Curri”

Muja ne bajram currKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, është takuar të premten  me banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren.  Bashkë me Mujën në këtë lagje kanë qëndruar edhe përfaqësuesit e Shtabit Zgjedhor të PDK-së.  Muja tha se se në këtë lagje janë realizuar shumë projekte. “ Mund t’ju tham me plotë gojë se lagjja “ Bajram Curri” është bërë qendra e re e qytetit”, tha Muja.

Ramadan Muja javën e kaluar nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore, për shkak përblemeve shëndetësore. Ruzhdi Berisha avokat mbrojtës i Mujës ka thënë se për shkak të gjendjes jo të mire, klientit të tij i  është shtyrë për 10 tetor. Pak ditë pas këtij arsyetimi,  Muja,  sot ka vizituar banorët e lagjes “Bajram Burri”. Ai në këtë lagje foli për investimet që i ka bërë si kryetar i Komunës së Prizrenit.  Sipas tij, në “Bajram Curri” janë investuar rreth 4.3 milion euro.

“ Në këtë lagje është investuar në infrastrukturën tokësore dhe nëntoksore, në rregullimin e rrjetit të ujit të pijës, shtrimin e rrugëvë, ndërtimin e pesë shkollave moderrne, sallave rekrativo-sportive, shtëpive të kulturës, qendra rinore e shumë e shumë projekte të tjera, të cilat shkojnë në interes të qytetarëve, dhe të cilat kanë për qëllim rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre”, tha Muja.

Ai  si suksese të Komunës së Prizrenit, ka numruar edhe themelimin e Universitetit të Prizrenit. “Kjo është një e arritur e madhe”, tha Muja.Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, ndërkaq  tha se të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, duhet të jenë  krenar për punën që ka bërë “Qeveria Muja”.  Sipas tij, kryetari  Muja, çdo herë ka qenë i hapur për të dëgjuar hallet e qytetarëve, dhe ka bërë të pamundurën qe të përmirësohen kushtet e jetesës së qytetarëve tonë.

Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale, Masar Shala tha se ndihet i lumëtur që është para bashkëqytetarëve të tij. ” Jam i lumtur dhe ballëhapur para jush,  dhe kjo ka një adresë që është  Ramadan Muja”, tha Shala./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria e Prizrenit rikthehet në shtëpi, pret Besën e Pejës

Liria e Prizrenit rikthehet para tifozëve të saj në kuadër të javës së 31-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me...

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Lajmet e Fundit