MMPH bën analiza të ujit të lumit Mirusha për të kuptuar shkaqet e ngordhjes së peshqve

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bazuar në raportimet e mediave dhe të inspektoratit komunal të  mjedisit nga komuna e Malishevës , lidhur me dukurinë e paraqitjes së ngordhjes së peshqve në rrjedhën e lumit Mirusha dhe atë në lokacionin nga Banja e Malishevës në drejtim të qytetit të Malishevës, është duke ndërmarrë masat e nevojshme për të vërtetuar shkaqet e ngordhjes së peshqve.

Inspektorati i ujërave në kuadër të MMPH-së, bazuar në  prezencën  e inspektorit komunal në vend ngjarje, ka udhëzuar inspektorin që t’i marrë mostrat e ujit nga lumi i Mirushës për analiza të mëtejme të ujit nga lumi Mirusha për të identifikuar shkaqet e paraqitjes së ngordhjes së peshqve.

“Në këtë aspekt Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pas pranimit të mostrave të ujit nga vendi i ngjarjes është duke bërë analizat në laborator për të verifikuar nëse cilësia e ujit ka ndikuar në ngordhjen e peshqve. Rezultatet mbi cilësinë e  ujit do të raportohen pas përfundimit të analizave laboratorike të mostrës së sjellë në Institut”, thuhet në njoftimin e MMPH.

 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit