13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Moderatorja ‘e dëshpëruar’: Dua të dashurin… mezi ndeza motorin e brendshëm

Prezantuesja britanike, Ulrika Jonsson është shprehur se do jetë sërish e virgjër kur të mbarojë izolimi pasi po qëndron e ndarë nga i dashuri i saj i ri.

Në shkurt prezantuesja tha se kishte bërë seks për herë të parë në 5 vite.

Por vetëm disa muaj pasi foli për jetën e saj intime, ajo tregoi se është izoluar në shtëpi larg të dashurit me fëmijët Bo, 19 vjeç, Martha, 15 dhe Malcolm, 11 vjeç.

Ulrika u shpreh, duke bërë shaka, se do të jetë sërish e virgjër pasi të mbarojë karantinimi.

“Dola nga një martesë ‘shterpë’ pa prekje njerëzore por 5 muajt e fundit i kam kaluar me të dashurin tim të ri. Kështu që ju mund të shihni konfuzionin e trurit tim dhe trupi im po vuan. U desh shumë për të ndezur motorin tim të brendshëm seksual vetëm që koronavirusi të hiqte benzinën dhe të më hidhte në një garazh të izoluar,”- u shpreh ajo.

Ndërsa më pas shtoi: “E di që ju mund të mendoni se mungesa e intimitetit, prekjes dhe dashurisë është në fund të listës në këtë periudhë të vështirë. Por u desh një kohë e gjatë për të riprogramuar trurin tim të fjetur për tu zgjuar dhe për të dhënë e marrë dashuri. Tani po përpiqem të bëj të kundërtën. Tani po përpiqem të kujtoj si është të jesh në një lidhje. Në të njëtën kohë pyes veten nëse do jem vërtet e virgjër kur kjo të mbarojë.”

Më Shumë

Hedh mbeturina në hapësirë publike, gjobitet me 200 euro dhe detyrohet t’i pastrojë në Suharekë

Një qytetar është gjobitur me 200 euro pasi ka ndotur hapësirën publike duke hedhur mbeturina, ndërsa është detyruar edhe që t’i largojë ato. Lajmin e...

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Delirium

Lajmet e Fundit