8.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Monedha false prej 2 euro në Prizren

Kohën e fundit janë shpeshtuar rastet e shpërndarjes së parave false në Prizren.

Për këto raste thuajse çdo ditë po raporton policia.

Qytetarja N.N. nga Prizreni është bërë viktimë e mashtrimit në para të imta.

Ajo ka raportuar policinë se nga klientët ka pranuar monedha të vlerës prej 2 eurosh, të falsifikuar.

Rasti është raportuar sot nga policia.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka informuar se gjatë deponimeve nga klientë të ndryshëm ka pranuar monedha të valutës 2 euro, të dyshuara të falsifikuara”.

“Njësia policore ka konfiskuar monedhat dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku...

Kuvendi i Prizrenit mban mbledhje solemne për 17 Shkurtin

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen solemne kushtuar...

Lajmet e Fundit