Mos u nisni drejt Malit të Zi nëse nuk e keni testin negativ PCR!

Mali i Zi sot ka hapur kufijtë e vet më Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë.

Mali i Zi kërkon testimet për Covid-19 në hyrje, ndërsa qytetarët e Kosovës për Indeksonline thonë se janë që dy orë pritje në pikën kufitare në Muriqan, pasi që Mali i Zi kërkon testet PCR.

Ata thonë që i kanë testet serologjike, IgM dhe IgG negativë, por Mali i Zi ka marrë vendim që duhet PCR.

“Jemi që dy orë pritje në pikën kufitare në Muriqan, jemi nisur nga Kosova në orën 5 për të kaluar në Mal të Zi nga pika kufitare në Muriqan”

“Kjo është tmerr, cfarë trajtimi na bëhet edhe pse jemi të pajisur me teste serologjike të datës 14.08 ku rezultojmë negativ në të dy testet igm dhe igg”, thonë atë.

Indeksonline ka kontaktuar me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar ku thonë që Mali i Zi pranon vetëm testet PCR negativ, dhe jo ato serologjike.

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit