9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Moss, Lohan-it: Mos ma prek burrin se dreqi të ha

Kate Moss lepurusheManekinia e famshme ishte zemëruar kur kishte mësuar se aktorja kontroverse para ardhjes në Londër, i ishte paraqitur burrit të saj Jamie Hince.

“Mos ma prek burrin se dreqi të ha”. Duket se supermodelja e famshme britanike, Kate Moss, e ka kuptuar se sa dinake dhe e pabesë është aktorja amerikane, Lindsay Lohan, prandaj ka dashur që të sigurohet që ajo të rrijë larg burrit të saj.

Kështu, Kate 40-vjeçe kishte mësuar se ku do të dilte Lindsay dhe pasi e kishte parë në një klub nate, ajo i ishte afruar dhe e kishte kërcënuar:

“Kthehu nga ke ardhur dhe lëre burrin tim të qetë, ose përndryshe të mori djalli”.

Manekinia e famshme ishte zemëruar kur kishte mësuar se aktorja kontroverse para ardhjes në Londër, i ishte paraqitur burrit të saj Jamie Hince.

Ajo kitaristin e grupit “The Kills” e kishte thirrur për të pirë së bashku. Dhe ajo menjëherë ishte vënë në aksion, para se të bëhej vonë.

Lohan kishte mbetur e shtangur nga fjalët e Moss-it, ndërsa Kate e kishte braktisur furishëm klubin e natës.

Lindsay njihet si njëra nga ato vajza e cila nuk i zgjedh meshkujt me të cilët bën seks, pa marrë parasysh se a janë apo jo të martuar.

Kjo është dëshmuar edhe pas zbulimit të listës së saj të dashnorëve, ku në mesin e 35 prej tyre, kishte edhe ata që ishin në lidhje apo edhe të martuar.

Dhe Kate nuk ka dashur që burri i saj t’i shtohej kësaj liste.

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Lajmet e Fundit