Mot me shi edhe gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.

 

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndersa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Ndërkaq nesër do të mbaj mot i vranët ku në pjesen e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndersa pasdite pritet dobesim i tyre.

Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite.

Të mërkuren dhe të enjten sipas IHMK-së do të mbaj mt kryesisht i vranët, por i qetë dhe me i ftohët.

Ndërsa të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me kushte për reshje bore.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit