24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Moti gjatë ditëve të ardhshme, nga kjo ditë kthehet i ftohti

Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie të temperaturave dhe me të reshura shiu. Reshje bore parashihen më shumë në zona kodrinoro-malore.

Kështu thuhet në njoftimin e Prishtina Weather, sipas së cilës java në vijim do të fillojë me kushtet që po mbretërojnë ditëve të fundit, me mot më të ngrohtë, kryesisht me diell e herë herë me vranësira kalimtare, derisa temperaturat rriten deri në 20C ditën e hënë.

“Mirëpo nga dita e martë parashihet përkeqësim i motit, me periudha të të reshurave në ditët e ardhshme. Edhe temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, e mundësi për reshje bore mbeten kryesisht në vise kodrinoro-malore. Ditën e martë reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me bubullima. Ditën e premte mbetet mot kryesisht me vranësira, por pa gjasa për të reshura.Cilësia e ajrit në përgjithësi mbetet në vlera mesatare dhe të pranueshme në dy ditët e ardhshme. Ditën e hënë e të martë mbi vendin tonë priten depërtime edhe të koncentrimit të pluhurit saharian, që herë-herë rrit koncentrimin e ndotësve ajror e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta. Ditën e mërkurë parashihet qarkullim më i mirë ajror, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, e indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme.12.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje me vranësira kalimtare. 13.04 – Më freskët, kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, që vende-vende ka gjasa të shoqërohen edhe me bubullima. 14.04 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe. Në vise kodrinoro-malore edhe reshje bore. 15.04 – Mbetet ftohtë, kryesisht me vranësira dhe herë herë me reshje të dobëta shiu, e në vise kodrinoro-malore me borë.16.04 – Kryesisht me vranësira, por pa mundësi për të reshura. Ditën do të ketë edhe intervale me diell”, thuhet në njoftim.

Temperaturat nga dita e martë pësojnë rënie, sipas Prishtina Weather, minimalet nga 6C, deri ditën e premte zbresin edhe në 0C. Maksimalet të hënën rriten në 20C, e më pas pësojnë rënie dhe luhaten nga 7C deri 10C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, nga dita e mërkurë nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike deri të martën me tendencë të rënies përreth vlerave normale, më pas në rritje.

Më Shumë

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Lajmet e Fundit