Moti sot: Me reshje bore e shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes -1 dhe 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin në mes 0 dhe 3 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se gjatë gjithë natës nëpër shumicën e qyteteve të Kosovës ka pasur reshje bore.

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Lajmet e Fundit