10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

MSh-ja ia ndalon Prizrenit të kryejë testimet serologjike

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar Komunës së Prizrenit që të nisë testimin serologjik te qytetarët. Nënkryetari i kësaj komune, Visar Shehu, ka thënë se zyra ligjore e Ministrisë së Shëndetësisë u ka thënë se nuk është në kompetencën e kujdesit parësor të merret me testimin serologjik.

Megjithatë, Shehu shtoi se që nga 13 korriku ,Prizreni ka ndarë rreth 120 mijë për testimin e mbi 4 mijë e 800 mijë qytetarëve.

Ndërkaq, Komuna e Gjakovës gjithashtu ka ndarë rreth 70 mijë euro mjete dhe është në pritje të lejes nga Ministria e Shëndetësisë për të filluar testimin serologjik, por që ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje, raporton KOHA.

Por jo të gjitha komunat kanë pasur mundësi të ndajnë nga buxheti i tyre mjete për të nisur testimet serologjike. Ferizaj në mungesë të mjeteve, po pret ndihmën nga niveli qendror.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se të gjitha ato komuna që kanë kapacitet dhe ato që i plotësojnë kushtet sipas udhëzimeve administrative, mund ta bëjnë këtë.

Derisa tashmë ky institucion përmes një granti të Bankës Botërore, hapi procedurat për blerjen e aparaturave të testeve PCR, testeve rapide dhe serologjike.

Kjo ministri, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka bërë të ditur se përmes riorganizimit të Grantit të Bankës Botërore, ka hapur procedurat për blerjen e 7 aparateve RT-PCR, 100 000 teste PCR, 30 000 teste rapide dhe 100 000 teste serologjike. Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka rreth një muaj që po kryen testet serologjike të qytetarëve.

Më Shumë

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit