Muaji i kancerit të gjirit – bashkëbisedim me gra dhe vajza në Prizren

Tetori është muaji sensibilizues i kancerit të gjirit. Në këtë muaj të gjithë duhet të angazhohemi rreth informimit sa më të mirë të grave dhe vajzave rreth kancerit të gjirit dhe rreth ekzaminimit të tij.

Me këtë rast, FEMaktiv në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në luftë kundër Kancerit të Gjirit “Renesansa” organizojnë takim më gra dhe vajza në Prizren ku do të diskutohet rreth kancerit të gjirit, jetesës me kancer si dhe mënyrat se si mund ta vërejmë nësë kanceri ka nis të shfaqet.

“Qëllimi i këtij takimi është bashkëbisedimi në mes të grave, vajzave dhe anëtareve të shoqatës “Renesansa”, me fokus tek arritja e vetëdijësimit shoqëror rreth rëndësisë së vizitave mjekësore të grave dhe vajzave për arsye të përshfaqjes më të hershëm të kancerit dhe lehtësimit të kurimit të tij”, thuhet në komunikatën e Grupit joformal të grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit e quajtur FEMaktiv, përcjellë PrizrenPress.

Bashkëbisedimi do të zhvillohet në mënyrë interaktive në mes të gjitha grave dhe vajzave prezente, me qëllim sa më të mirë të informimit dhe kuptimit të rëndësisë që mban vizita mjekësore në jetën tonë.

Ky bashkëbisedim mbahet të martën (17 tetor 2017), nga ora 18:00, në Shoqatën “ESNAF”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Lajmet e Fundit