11.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Muharrem Gashi: Prizrenit po i mungojnë aktivitetet kulturo-artistike

Muharrem gashi 3333Ish- kryetari i Klubit Letrar “Fan S. Noli” në Prizren, Muharrem Gashi nuk është i kënaqur me aktivitetet kulturo-artistike që organizohen në këtë qytet. Ai thotë se Prizreni meriton më shumë aktivitete kulturore.

“Prizreni meriton më shumë aktivitete kulturore e arstike”, tha Gashi në emisionin “Harku” të TV Opinion-it.
Muharrem Gashi për dy mandate ka qenë kryetar i Klubit Letrarë “Fan S.Noli” në Prizren.Ai është profesor në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Gashi tregon se numri i aktiviteteve letrare në kohën sa ka qenë kryetar i “Fan S.Nolit”, ka qenë më i madh se sa sot.

“Ka pas raste ku brenda ditës i kemi mbajtur tri takime letrare”.
Sipas tij, “Fan S. Noli” në atë kohë është përbërë me emra të respektuar dhe të njohur të letërsisë në Prizren dhe më gjerë.

“Nuk guxoj të mos i përmend emrat e respektuar sic janë:Xhafer Kabashi, Rexhep Smajlaj, Abdullah Thaçi, Hajdar Mallaku e shumë të tjerë”.

“Përveç në Prizren,kemi marrë pjesë edhe në aktivitete të ndryshme letrare në shumë qytete të tjera të Kosovës dhe Shqipëri”.

Gashi shpreson se në të ardhmen do të shtohet numri i aktiviteteve kulturo-artistike në Prizren.

“Prizreni dhe qytetarët meritojnë më shumë”,shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të...

Temperatura pranverore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës...

Lajmet e Fundit