4.9 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Muja financon ceremonitë e varrimit të veteranëve të luftës dhe burgosurve politik

RamadanMuja10-5Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka marrë vendim që të ndajë mjete nga buxheti për të financuar ceremonitë e varrimit të anëtarëve të shoqatave të dala nga ufta e UCK-së dhe të burgosurve politik.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha njoftoi se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit.

“Qeveria lokale e Prizrenit do të ndajë mjete buxhetore edhe për ceremonitë e varrimit të anëtarëve të shoqatave të dala nga lufta dhe të shoqatës së të burgosurve politik”, njoftoi Berisha.

Ekzekutivi i Prizrenit, sipas tij, po ashtu ka marrë vendim që të bëjë riparimin e objekteve të vjetra, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e lëvizjes së qytetarëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025” me Akademi Shkencore dhe aktivitete kulturore

Dioqeza Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Argjipeshkvinë e Tivarit ka ftuar besimtarë, studiues dhe artdashës në edicionin e radhës të “Ditëve të Bogdanit 2025”, që...

Sekuestrohet tekstil i padeklaruar në Vërmicë, dyshohet për shkelje të të drejtave të pronësisë

Gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë. Sipas një postimi...

Lajmet e Fundit