Muja: Jeni bërë milionerë me vetura e vila e po kërkoni Trust

Deputeti i Vetëvendosjes është përplasur në seancën e Kuvendit me deputetët e opozitës rreth çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti dhe tarifave të shtrenjta të energjisë.

Muja deklaroi se Rregullatori i Energjisë ka marrë vendim për tarifat e shtrenjta të energjisë për ata që shpenzojnë, ngase siç tha ai nuk ka logjikë të subvencionohen shtresat e pasur të shoqërisë.

Sipas deputetit nga Mitrovica, i njëjti rast vlen edhe tek çështja e Trustit.

“Rregullatori ka vendos me ua shtrenjtu rrymën atyre që e shpenzojnë. Cila është logjika që ne t’i subvencionojmë shtresat e pasura të shoqërisë. Njëjtë është edhe te trusti. Kërkesa për trustin e ka qëllimin që të përfitojnë shtresat e pasura të shoqërisë. Jo bërë disa milionera që kanë qenë në pushtet tash e 20 vjet e po ankohen për faturat e rrymës. Vilat dhe veturat e shtrenjta le t’i financojnë vet”, u shpreh Muja në seancën e Kuvendit.

Muja dje tha se do ta kundërshtojë me çdo mjet politik tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit