Kancelari gjerman thotë se Putini do të negociojë vetëm kur të kuptojë se nuk mund të thyejë mbrojtjen e Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vlerësuar se Vladimir Putin tashmë ka dështuar të arrijë qëllimet e tij strategjike në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se kostot për regjimin rus kanë qenë të mëdha.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se “Putini do të negociojë seriozisht për paqen vetëm nëse kupton se nuk mund të thyejë mbrojtjen e Ukrainës”.

Ndryshe, përgjigja e Gjermanisë ndaj pushtimit të Ukrainës ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të varësisë së madhe të vendit nga gazi rus.

Ndërkohë kryeministri i Sllovakisë ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë i radhës nëse Rusia pushton me sukses Ukrainën.

Duke folur për Sky News në Davos, Eduard Heger citohet të ketë thënë se “para së gjithash është e rëndësishme që ata (Ukraina) janë fqinjët tanë dhe ne jemi plotësisht me ta, që ata të fitojnë dhe të ruajnë demokracinë dhe sovranitetin e tyre”.

“Së dyti ata janë fqinjët tanë dhe është shumë e rëndësishme që fqinjët tanë të jenë të qëndrueshëm dhe të begatë”.

“Dhe së treti ne jemi të radhës. Nëse ata dështojnë, ne e dimë se Rusia do të shkojë më tej, kështu që kjo është me të vërtetë shumë jetike dhe ne duhet ta kuptojmë, veçanërisht në Bashkimin Evropian’

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit